970×90
970×90

Limaj: Nisma e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhje, synojmë 10 deputetë

Limaj: Nisma e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhje, synojmë 10 deputetë


Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton momentalisht i ka rreth 8 për qind në sondazhet e ndryshme. 

Ai tha se Nisma Socialdemokrate është partia e konsoliduar dhe se është e gatshme të shkoj e vetme në zgjedhje kurdo që ato mbahen.

Zëvendëskryeministri Limaj në emisonin “Pressing” në T7, ka thënë se synimet janë që në legjislaturën e ardhshme kjo parti t’i ketë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka paralajmëruar partitë tjera se Nisma nuk do t’i zgjedhë symbyllur partnerët e saj dhe se do të ketë rol vendimtar në skenën politike.

Related posts