970×90
970×90

Limaj: Më vjen keq për ata që e votuan Kurtin për patriot

Limaj: Më vjen keq për ata që e votuan Kurtin për patriot

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vendimet dhe veprimet e tij në raport me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Limaj tha se i vjen keq për votuesit që i kanë besuar Kurtit për patriot.

Ai shprehu kritika edhe për ekipin negociator, duke thënë që Kosova nuk ka pasur ekip më të dobët se ky.

“Më vjen keq për votuesit që i kanë besuar patriotizmit të Albin Kurtit. Kosova kurrë s’ka pasur ekipe më të dobëta, sesa ky që e ka marrë Kurti me vete këto dy vite”, ka thënë Limaj në T7, përcjell Reporteri.net.

Sipas Limaj, është joserioze që Kurti ta shohë për herë të parë draftin për Asociacionin në Bruksel, kur ekipi i përgjigjet Kosovës.

“Nëse Kurti e ka parë për herë të parë draftin kur është prezantuar ty, është joseriozitet. Albini është dashtë me i thirrë ata njerëz në respekt të marrëveshjes. Shef I tyre është kryeministri. I fton disa herë, edhe me konferencë shtypi, edhe me letër. Nëse ata s’përgjigjen atëherë i shkarkon”, tha ndër të tjera kreu i NISMA-s.

Tutje ai u shpreh se Kurti e ka nxjerrë veten joserioz ashtu edhe Kosovën.

“Ky s’e ka bërë atë punë. Ky është duke u fut në një situatë kaotike. Grupi Menaxhues është serb, por është i Kosovës. Ky shkon në Bruksel e qet veten e vet joserioz dhe Kosovën joserioze. Një kryeministër serioz nuk e lejon shtetin e vet me ra në ato pozita”, shtoi ai.

Limaj ka thënë se Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës.

“Ia ka bërë një dëm të madh Kosovës. Ai draft tashmë është në tavolinë. S’ka qare pa e zbatu. Kurti veç po e rëndon gjendjen e Kosovës. Këtu ke obligime ndërkombëtare”, ka thënë Limaj.

Related posts