970×90
970×90
970×90
970×90

Ligji për gjuhët akoma i pa zyrtarizuar, presidenti “kokëfortë” nuk e nënshkruan

Ligji për gjuhët akoma i pa zyrtarizuar,  presidenti “kokëfortë” nuk e nënshkruan

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni që u miratua javën e kaluar pas shumë incidenteve në Kuvend akoma ka mbetur pa hyrë në fuqi.

E gjithë kjo bllokadë vjen pasi presidenti i vendit, Gjorge Ivanov edhe më tej refuzon që ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e tij në Gazetën Zyrtare.

Nga ana tjetër në këtë proces presion po bën edhe opozitarja VMRO-DPMNE e cila kërcënon kreun e gazetës zyrtare që nëse e publikon ligjin pa firmën Presidentit do të përgjigjet penalisht, transmeton Indeksonline.

“Drejtori i Gazetës Zyrtare nuk mund të lejojë të shpallet ky ligj. Kushtetuta duhet të respektohet. Pa nënshkrimin e dekretit nga ana e Presidentit të RM-së nuk ka ligj, ndërsa nëse dikush tenton që ta shkelë Kushtetutën, do të mbajë përgjegjësi penale” tha në një konferencë për media Orca Georgievski nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë Talat Xhaferi kalkulon por nuk bën të ditur se a ka hapësira ligjore për shpalljen eventuale të Ligjit në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e Presidentit.

Related posts