![Ligji i Tatimit në Pronë, Gjykata Kushtetuese pezullon nenin që parasheh faljen e 100 eurove](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/07/468AD80E-718D-4374-8568-799FF19AB7D5.jpeg)
Gjykata Kushtetuese njofton se e ka vendosur në masa të përkohshme zbatimin e Ligjit për Tatimin në Pronë.
Sipas Kushtetueses, do të pezullohet zbatimi i nenit 5 të këtij ligji, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.
“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit 08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në arsyetimin e Kushtetueses.