970×90
970×90
970×90
970×90

Licencohen edhe dy laboratorë për të kryer teste molekulare PCR

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka licencuar edhe 2 klinika për të kryer teste molekulare ( RT-PCR) të SARS COV2.

Ndërsa tri të tjera ofrojnë Teste serologjike -SARS –CoV2, raporton Gazeta Projekti

Laboratorët e licencuara janë nga Prishtina, Lipjani, Prizreni, Suharekë.

Mirëpo, edhe pse laboratori “UBT” në Lipjan ishte licencuar qysh në fillim, pas inspektimit atij i ishte tërhequr licenca. Por, MSH-ja ka vendosur ta licencojë sërish.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, deri në fund të këtij viti ka thënë se është menduar t’i ketë 100 mijë teste virologjike dhe dyfishin e testeve serologjike, me të cilat do të testohet popullata në mënyrë që të diagnostikohet COVID-19, por edhe të shihet shkalla e imunitetit të fituar të popullatës, të cilët nuk janë diagnostikuar asnjëherë me koronavirus. 

Related posts