970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Liberalizimi i vizave, Kurti: Është bërë punë e madhe, sidomos në 2 vitet e fundit

Liberalizimi i vizave, Kurti: Është bërë punë e madhe, sidomos në 2 vitet e fundit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar në Twitter për lansimin e fushatës vetëdijësuese në prag të liberalizimit të vizave për kosovarët. Me këtë fushatë, Qeveria e Kosovës synon t’u japë informacione qytetarëve rreth rregullave që duhet ndjekur pas heqjes së vizave.

Ndërkohë, në njoftimin e tij, pavarësisht se e konsideroi proces të gjatë, ai ka shtuar një dozë më tepër arritjeje qeverisë së tij. Kurti ka thënë se punë e madhe është bërë “sidomos gjatë 2 viteve të fundit”, prej kur ai ka ardhur në pushtet, shkruan Reporteri.net.

“Pas një pritje të gjatë dhe pune të madhe, sidomos gjatë 2 viteve të fundit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës më në fund po vjen më 1 janar. Sot, së bashku me partnerët tanë, filluam një fushatë informuese mbi rregullat e udhëtimit pa viza, për të përgatitur qytetarët tanë për atë që është në horizont”, njoftoi shefi i ekzekutivit.

Ndërsa në fjalën e tij me rastin e lansimit të fushatës, të enjten, shtoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshë sepse shkelja e rregullave mund të çojë në gjoba, e madje edhe ndalesë të hyrjes në zon Schengen.

“Më 1 janar 2024 merr fund regjimi i vizave për Kosovën. Liberalizimi edhe pse do të thotë lëvizje e lirë, megjithatë duhet të kemi kujdes sepse përmban rregulla. Pra shkuarja është për qëndrime afatshkurtra e jo për studime apo për punë”, ka theksuar ndër të tjera Kryeministri.

Ndonëse sot nisi në Prishtinë, fushata pritet të zhvillohet edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Related posts