970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Lëvizin emisarët perëndimorë, kërkojnë që palët të rikthehen në dislogë

Lëvizin emisarët perëndimorë, kërkojnë që palët të rikthehen në dislogë

Emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi në ditët e fundit kanë itensifikuara thirrjet për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe kthim të palëve në tryezën e bisedimeve.

I fundit që përsëriti këtë thirrje është i ai i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se është vendimtare zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

“Së pari duhet thënë se dritarja nuk është mbyllur ende. Ne kemi të dërguarin e posaçëm të BE, Miroslav Lajcak, i cili punon, ai ka një agjendë dhe do që të arrijë zbatimin dhe implementimin e Ohrit. Dhe qasja jonë është që ta mbështesim atë dhe të bëjmë gjithçka, që kjo dritare të shfrytëzohet, të cilën Miroslav Lajcak e plotëson tani. Ai është shumë aktiv dhe kjo është qasja jonë. Më duket se nuk ka kuptim të mendosh shumë, se çfarë do të vijë paskëtaj. Ne jemi për Ohrin dhe duam që të dyja palët ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit dhe mendoj se kjo është vendimtare. Unë shoh në të dyja palët se politika e brendshme do të bëhet një faktor i rëndësishëm. Dua ta them në mënyrë eksplicite; e ardhmja e të gjithë rajonit është në BE dhe kjo duhet të qëndrojë nganjëherë mbi politikën e brendshme”, tha Sarrazin gjatë ditës së djeshme.

Gjatë javës së kaluar thirrje palëve për kthim në dialog, u bëri edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Esobar tha se SHBA-të e mbështesin plotësisht dialogun nën patronazhin e BE-së dhe investojnë të gjitha përpjekjet për ta vazhduar atë, si dhe dialogu është i vetmi kanal për zgjidhjen e “çështjeve dypalëshe”.

“Përkrahja jonë teknike, mbështetja jonë ekonomike dhe ndikimi ynë politik qëndron pas kësaj, sepse në fund të fundit, aspiratat tona më të mëdha janë që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Dhe të zhvillojnë marrëdhënie bilaterale paqësore, produktive dhe efikase në ndërkohë”, tha Escobar.

Ndërkaq ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak tha  ditë më parë se marrëveshja e normalizimit e kishte avancuar situatën “si kurrë më parë” dhe vuri në dukje se fokusi ishte tani në zbatimin e saj. Masat e normalizimit përfshijnë zhvillimin e “marrëdhënieve normale, të fqinjësisë së mirë” dhe kufizimin nga “kërcënimi ose përdorimi i forcës” në mosmarrëveshjet e ardhshme.

“Nuk ka rrugë kthimi. Nuk ka rrugë para këtyre marrëveshjeve sepse këto marrëveshje janë të pranuara nga të dyja palët”, tha Lajçak.

Bashkimi Evropain dhe SHBA-ja kanë investuar shumë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, edhe pse përballen me konflikte të tjera ndërkombëtare që zhvillohen me shpejtësi midis Izraelit dhe Hamasit dhe Rusisë e Ukrainës.

Por ora po troket. Me zgjedhjet që priten këtë verë në Parlamentin Europian dhe më vonë gjatë vitit në SHBA, përparimi në bisedimet e normalizimit do të jetë kritik përpara se çështja të zhvlerësohet, shkruan mediumi amerikan.

“Ajo që do të fillojë përpara se BE dhe SHBA të shkojnë në zgjedhje do të vazhdojë gjatë gjithë procesit zgjedhor,” shtoi Lajçak.

Ndërkaq, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm nëpërmjet normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Borrelli  gjatë së shtunës ka lajmëruar për takimet që ka pasur në Mynih me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj shkon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Borrell.

Për një takim të ri në Bruksel foli  dje edhe kryeministri, Albin Kurti i cili tha se në Bruksel shkon për të nënshkruan marrëveshjen e dakorduar në Ohër.

“Unë këtë e bëjë për Bashkimin Evropian, por e bëjë edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua këto do të normalizoheshin qysh vitin e kaluar por nëse nuk është bërë në shkurtin e marsin e vitit të kaluar e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, pse jo në takimin që kam pasur në Munih ne kuader të Konferencës së Sigurisë”, tha Kurti.

“Me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kemi diskutuar temat të cilat janë të dialogut, dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes, por nuk më është dhënë që do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në Bruksel”, theksoi ai.

I pari i Qeverisë i numëroi edhe shkeljet e Serbisë të marrëveshjeve të arritura.

“Unë në përgjithësi jam pozitiv por ritheksoj që shkeljet e deritanishme mosrespektimet e deritanishme që i ka bëre Serbia e të cilat kulmuan me letrën e kryeministres Bërnabiq, më 13 dhjetor të vitit të kaluar ku edhe praktikisht u tërhoq nga marrëveshja duke thënë që se pranon asnjëherë as pavarësinë e Kosovës as ulësen në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe as nuk e respektoj integritetin tonë territorial praktikisht ato anulohen me nenshkrim”, tha Kurti.

“Në momentin që Serbia do të nënshkruante marrëveshjen, të gjitha ato shkeljet e mëhershme anulohen dhe krijohet siguria ligjore për rrugën përpara. Pra, edhe në kuptimin e së kaluarës së hidhur edhe në kuptimin e të ardhmes së ndritshme nënshkrimi më shfaqet si domosdoshmëri edhe unë uroj që kjo të bëhet në këtë pranverë, meqë nuk u bë në atë të kaluarën”, tha Kurti.

Por, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha sot se në këtë moment BE-ja nuk mund të shpallë një rund të ri të dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kemi asgjë në bazë të së cilës mund ta shpallim një dialog të mundshëm të nivelit të lartë”, tha ai duke iu referuar deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq se pret ftesë për një takim në Bruksel këto ditë dhe se shpreson në një zgjidhje, sa i përket rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës e cila e heq përdorimin e dinarit në vend.

Stano i tha agjencisë serbe të lajmeve, Beta se nuk mund të flasë për atë që Vuçiq ka në mendje. Ai deklaroi se “nuk ka asgjë më shumë për të deklaruar përveç asaj që ka prezantuar Borrell pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin në Mynih”

Related posts