Jeton Sokoli, djali i një prej të vrarëve në Meje të Gjakovës, ka shprehur revoltë ndaj institucioneve kosovare për neglizhencë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e varrezave dhe memorialit të 377 martirëve e dëshmorëve të kësaj masakre
Në një reagim të tij, dërguar për Express, në ditën kur përkujtohet kjo masakër, nder tjera thotë se trajtimin e dinjitetshëm të këtyre varrezave, familjarët nuk po e kërkojmë si lëmoshë, por si të drejtë që u takon.
Kjo është letra e plotë e tij:
U bёnё 19 vite nga masakra mё e madhe qё ka ndodhur nё luften e fundit nё Kosovё, masakra e Mejes. Nё kёtё masakёr mbi 377 burra, gra dhe fёmijё, u masakruan, pёrdhunuan, u dogjёn , ndёrsa shumica prej tyre u dhunuan edhe pёr sё vdekuri, duke i bartur kufomat e tyre nё Batajnicё tё Serbisё, afro 300 km larg nga vendi i krimit, nga Meja e Gjakovёs.
Në mesin e tyre ishin edhe Filip, Simon , Krist , Kastriot dhe Gjergj Sokoli.
Trupat apo mbetjet pasi i kanё varrosur nё njё varr masiv, mbi ta kanё ndёrtuar parkingje, kafeteri dhe kushedi cfarё, vetem qё ti zhdukin pёrgjithmonё. Cfarё plani demonik dhe cfarё urrjetje e ndezur nga flakёt e ferrit.
Tani jo pa qёllim i pёrmenda gjithё kёto detaje , detaje qё tregojnё se tejkalojnё edhe cdo imagjinatё tё filmave horror. I kanё vra dhe dhunuar. Shumё e rendё bre shumё.
Unё kam goxha antarё tё familjёs qё atё ditё e kanё pёsu, qё atё ditё dhanё jeten, qё ne tё ecim tё lirё, nё rrugёn e gjatё dy ditёshe (dhe njё natё, pa u ndalё, kёmbё) deri nё kufi, Morinё.
Kam baben, tё cilit i kam vetem dy fotografi tё vjetra, pothuajse edhe fytyren ja kam harru. Krejt cfarё kam prej tij, janё kujtimet, dashuria, kujdesi dhe vet-sakrifica e tij esktreme, ku ai ofroi veten e tij tek forcat serbe vetem e vetem qё ne, familja e tijё tё shpёtonte.
Por, a e dini se cfarё po mё mundon shumё?
Po mё mundon fakti se 19 vite pas lufte, mbi gjithё faktet dhe tё vёrtetat qё pёrmenda, qeveritё e Kosovёs, nuk arriten tё paktёn ti trajtojnё me dinjitet, me nder, me falenderim , me dhimbje dhe respekt; nёnat, tё vejat , motrat dhe qindra fёmijё jetimё. T’iu rregullojё varret e më të dashurëve të tyre.
Pothuajse gjithë varrezat e masakrave , janë të rregulluara , por për këta tanët, “nuk ka buxhet” thojnё. Pa pikё marre!! Shkojnё qeveritё e vijnё, asgjё. Sa kryeministrit dhe presidentit, sa ministrit e kryetarit lokal ua pashё fytyren dhe shpinen e iu dёgjova premtimet. Vetem fjalё.
Ky është dhunim i kujtimit që ne kemi pёr ta. Po dhunojnё 377 martirёt dhe dёshmorёt e Mejes.
Nuk ka ma rёndё e ma keq se me tё dhunu I yti, me vra për të saten herë kujtimin dhe sakrificen e këtyre martirëve dhe dëshmorëve.
Trajtimin e dinjiteshem nuk po e kërkojmë si lëmoshë, por si të drejtë, na takon , atyre u takon. Ashtu si edhe kryemnistri tha sot : Marre, marre, marre, nuk e di se si dikush ka pas guximin sot me ardhë e me na mbajt fjalim?!
Ne mund të jemi aq të zënë pas fitimit të pasurisë në mënyrë te pa drejtë, pas pozitave dhe karrigeve , ia kemi kthyer shpinen njëri tjeterit, kemi harruar vlerat, kemi harruar bujarinë, burrërine e nderin.
U munduan boll sot të jenë të butë e të mos lejojnë të dëgjohet zëri revoltues i familjeve, por me siguri nuk e kanë ditur se recitimi I vajzave sot, do të ishte shuplakë e dhënë në emer të gjithë familjeve , për të gjithë ata që e meritojnë.
25 Minuta kaq, jo më shumë për masakren më të madhe në Kosovë. Prap shkel e shko.
Nese deri në 27 Prillin e ardhshëm nuk ka ndryshime, duhet të bojkotohet ky organizim me mos pjesmarrje të familjarve.
Zoti të bekoftë Kosovë.
Jeton Sokoli
27 Prill 2018