
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e gjunjëzuan Serbinë me dy golat e tyre në Kampionatin Botëror.
Por festa e dy yjeve tanë me shqiponjë i preku shumë serbët që reaguan ashpër edhe në FIFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror i gjobiti lojtarët më të mirë shqiptarë me nga 10 mijë franga.
Ragip dhe Granit Xhaka (Blick)
E rreth kësaj teme ka reaguar edhe babai i Granit Xhakës, Ragipi që gjithashtu ka qenë temë në mediat botërore për arsyeje se vite më parë ishte i arrestuar politik nga regjimi serb.
Ragipi ka dërguar një letër në mediat tona duke u shprehur për rastin e ndodhur.
Letra e plotë e Ragip Xhakës:
“Shenja e shqiponjës është si një tatuazh i gëzimit të shqiptarëve në festa, në dasma, në koncerte, në ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnjë urrejtje apo madje asnjë lidhje me të tjerët”.

Në Goldfish Restaurant përjetoni magjinë e ushqimeve të freskëta të detit
E SPONSORUAR
“Është thjesht një shenjë dalluese që shqiptarët e njohin menjëherë e nuk kanë nevojë për shpjegime”.
“Prandaj edhe jemi shumë të çuditur me reagimin e atyre që e përjetuan shenjën tonë si ofensivë për ta apo atyre që e trajtuan si gjest politik”.
“Por nuk jemi aspak të çuditur me solidaritetin e shumë shqiptarëve që janë ndjerë keq nga keqinterpretimet e shenjës dhe kanë marrë pjesë në iniciativën e Edi Ramës për të kontribuar simbolikisht për gjobën e padrejtë që na u vu”.
“I falënderojmë shumë, jo për shumën po për faktin që na kthyen 20 mijë fish gëzimin që u dhamë me shenjën e shqiponjës pas golave”, ka shkruar Ragip Xhaka. /Telegrafi/