970×90
970×90
970×90
970×90

Letër emocionuese nga një shqiptar i cili ka fituar statusin në Gjermani për vizë pune

Letër emocionuese nga një shqiptar i cili ka fituar statusin në Gjermani për vizë pune

Të nderuar bashkëkombasit e mi
 
Po e shkruaj këtu përvojen time në Gjermani ku kam ardhur me vize të punës sic edhe pretendojne shum e shum qytetar te tjerë nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia e Serbia.

Në vitin 2016 kontaktova me 1 person I cili kishte agjension që  kërkonte njerëz-punëtor (shqipëtar) nëpër  vendet e cekura më lartë por kryesisht nga Lugina e Preshevës për të I punësuar në Gjermani me premtimin se ata do të ndihmojnë me gjithcka që të duhet këtu e shum e shum premtime tjera të cilat kurrë nuk u realizuan.

Po sa erdha këtu filluan edhe problemet, edhe pse dija Gjermanisht pak (aq sa kisha mesuar në kurs per 4 muaj) por më ndihmonte shum Anglishtja të cilën e zotroj shum mirë (edhe pse nëpër shum vende pershkak të nacionalizmit të tyre nuk dëshironin të flisnin Anglisht).

Pasi fillova të punoj e pash se si qëndrojnë punët këtu ajo shuma e pagës e cila më ishte premtuar nga agjnsioni ishte 9.00€ (160 orë punë) neto ndërsa kur fillova punën e pash se ajo që më kishin premtuar ata ishte rroga bruto që në Neto I binte 6.33€ dhe nga aty filloi tatpjetëza (te poshtmja) demoralizimi etj.

Kushtet tjera që nuk mi treguan ishte ajo e bashkimit familjar si dhe puna e banesës, gjë që nëse gjenë banesë branda periudhës 1 vjecare të qëndrimit ne Gjermani është njësoj si të e fitoshë LLOTARIN, dhe pa banesë nuk ke shancë të bësh bashkimin familjar.

Shteti Gjerman pa marrë parasyshë se në cilën republic te saj je I ka këto kushte për me realizuar bashkimin familjar :
Këto shuma që do I ceku më poshtë duhet të I siguroni pasi që të e kryeni pagesen e qerasë.
Për persona të rritur (Burrin apo Gruan) shuma e caktuar është 368.00€ ndërsa m2 ështe 12.5m2/person
Për fëmijë të moshës mbi 6 vjec shuma e caktuar është 290.00€ – m2 është 8.00m2/person
Për fëmijë të moshës nën 6 vjec shuma e caktuar është 240.00€ – m2 është 8.00m2/person
 
Llogaritja për 4 antarë (Burri+Gruja+2 femijë) :
# Këto të dhëna i kam marrë nga zyra për migracion në Munchen
BANESA: minimum duhet të jetë 46m2, 2 ose 3 dhoma gjumi (kjo varet nga gjinia e fmijëve sepse nëse janë          djalë e vajzë duhen të jenë në dhoma te ndara), kjo banesë minimum që mundesh me gjetë sillet nga 600.00€ e më lartë.
PAGA :              2 prindërit x 368€ = 736.00€
              1 fëmi mbi 6 vjec  x 290€ = 290.00€
             2 fëmi nën 6 vjec  x 240€ = 240.00€
                                                 Totali = 1266.00€ (gjë që sipas konsulltimit me personin për migracion kjo shum                                                                                     duhet të jetë 1300.00€ në mënyr që mos të të bëjnë problem në ambasadë).
Bruto paga : 160 orë pune X 9.00€ bruto = 1440.00€
Neto paga : 160 orë pune X 6.33€ bruto = 1012.80€
 
Pas këtyre shpenzimeve obligative vijnë shpenzimet për ushqim.
 
Të gjithë ju që mendoni dhe pretendoni që të e merrni këtë menduhuni 1000 herë para se të bëni veprimin për të cilin jam penduar unë.
 

 

Puna Totali
Orë €
Bruto : 160 X 9,00 € = 1 440,00 €

Neto : 160 X 6,33 € = 1 012,80 €
Kalkulimi Banes-Rrogë :
Banesa Totali Rroga : 1 012,80 €
m2 € Banesa : 644,00 €
46 X 14,00 € = 644,00 € Totali : 368,80 €

Vëretëje : Totali nga Tabela e KUQE është shuma të cilën duhet ta siguroni për BASHKIM Familjar

 
 Me Rrespekt A.D. nga Prishtina

Related posts