Është lëshuar në funksion Blloku B2 i KEK’ut, i cili prej ditësh ishte jashtë funksioni për remont, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Kapaciteti i këtij blloku është rreth 210 MW për orë. Rikthimi i bllokut B2 në funksion, pritet ta përmirësojë ndjeshëm furnizimin me rrymë në vend i cili në dy javët e fundit veç sa është përkeqësuar.
Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se në Kosovë, gjatë ditëve që pati probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrike, KEK ka arritur të prodhojë rreth 400 megavatë rrymë në orë. Tash kur i shtohen megavatët e rikthimit në prodhim të energjisë elektrike edhe nga Blloku B2, prodhimi pritet të shkojë deri në mbi 600 MW në orë.
Konsumi në pikun e shfrytëzimit të energjisë në nivel vendi këto ditë ka qenë rreth 700 MW.
Ndonëse reduktimet në vend ishin njoftuar të jenë 4 me rrymë dhe 2 pa të, në tre ditët e fundit kohëzgjatja e ndërprerjeve elektrike ishte më e madhe duke shkuar kryesisht deri në 3 orë reduktime.
Ka patur raste kur reduktimet janë lajmëruar se kanë shkuar deri në 5 orë pa rrymë, në pjesë të ndryshme të vendit.