970×90
970×90

Lenida Halilaj tregon për eksperiencën në stadiumin “Air-Albania”

Lenida Halilaj tregon për eksperiencën në stadiumin “Air-Albania”

Roma është fituesja e Conference League, pasi mposhti me rezultatin 1-0 ekipin holandez të Feyenoord. Ekipi italian fitoi falë golit të shënuar nga Nicolo Zaniolos në minutën e 32’.

Kaq mjaftoi për të ngritur për herë të parë trofeun e Conference League që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

Ndeshja dhe atmosfera e krijuar në Tiranë nga kjo tifozët e të dyja skuadrave u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte psikologia, Lenida Halilaj, e cila e ka parë ndeshjen në stadium u shpreh se i ka pëlqyer shumë atmosfera.

“Biletat e blera nga 80 euro u shitën...”/ Psikologia që

“Isha afër tifozëve të Romës që ishin shumë entuziastë, më shumë se ata holandezë. Fatmirësisht shkoi çdo gjë mirë”, tha Lenida.

Ndërsa e pyetur se sa e mori biletën, psikologia tha se ia kanë bërë dhuratë. Por sipas saj, një shok që ishte me të e ka marrë për 300 euro.

“Një biletë që është blerë fillimisht 80 euro është shitur më pas 300-400 euro”, tregoi ajo, e cila shtoi se tifozët e Romës i kanë thënë se u ka sjellë fat.

Gjithashtu Halilaj ka treguar se e kanë ngacmuar tifozët romanistë dhe u shpreh se djemtë italianë janë të sjellshëm.

“Ka pasur disa ngacmime. Nuk dua të ul djemtë shqiptarë, po ata nuk thonë të “bëfsha këtë”. Ata thanë ‘je e bukur, simpatike” dhe kaq, e mbyllin kur u thua që nuk je e interesuar”, përfundoi ajo.

Related posts