970×90
970×90

Lekaj godet Listen Serbe: Jemi të gatshem për zgjedhje të cilat do të mbahen shumë largë

Lekaj godet Listen Serbe: Jemi të gatshem për zgjedhje të cilat do të mbahen shumë largë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar në lidhje me kërcënimet e deputetëve nga Lista Serpska. Ai, përmes një statusi në Facebook i ka bërë me dije Listes serbe se janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe se si Aleancë janë të gatshem edhe për zgjedhje.

Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnerëve të koalicionit. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ekzekutivi i Republikës së Kosovës merr vendime të pandikuara nga shtetet fqinje. Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran.

Ne do të vazhdojmë të qeverisim me vendin pavarësisht se çdo javë po “bie qeveria” herë nga Lista Serbe e herë nga të tjerët. Nuk kemi frikë nga zgjedhjet ndonëse ato janë larg.

Related posts