970×90
970×90
970×90
970×90

Lekaj fajëson ish-ministrin Zharku për borxhin e “Bechtel Enka”-s

Lekaj fajëson ish-ministrin Zharku për borxhin e “Bechtel Enka”-s

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, gjatë një konference me gazetarë të premten, ka akuzuar qeverinë e kaluar të Kosovës për gjobën 53 milionëshe në rastin e autostradës që e lidh Kosovën dhe Maqedoninë.

Lekaj ka shpjeguar procesin që çoi në pagesën e dënimit prej 53.1 milionë eurosh për kompaninë “Bechtel Enka” rreth vonesave në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

“Ministria dhe qeveria kanë informata të duhura për të vlerësuar rreziqet kontraktuale për ndërprerjen e punës dhe ndikimin e arbitrazhit për investimet e huaja. Kur erdhëm në këtë Ministri ishim përballë një pagesw mbi 60 milionë euro por e zbritëm në 53 milionë euro”, ka thënë Lekaj.

Ai ka akuzuar qeverinë e kaluar të drejtuar nga Isa Mustafa dhe ministrin e Infrastrukturës në atë qeveri, Lutfi Zharku, për keqmenaxhim të buxhetit duke rialokuar paratë e destinuara për këtë autostradë në projekte më të vogla për të cilat tha se synim kryesor e kanë pasur votën.

“Paratë janë rialokuar në 260 projekte komunale e rurale. Ish-ministri nuk ka qenë i gatshëm të merret me këtë çështje të shkaktuar nga faji i vet”, është shprehur ministri Lekaj.

Related posts