970×90
970×90
970×90
970×90

Lekaj: Edhe pa Ramizin i kemi votat

Lekaj: Edhe pa Ramizin i kemi votat

Pal Lekaj thotë për Gazetën Express se edhe pa deputetin e LDK’së, Ramiz Kelmendin, koalicioni qeverisës i ka votat dhe Demarkacioni kalon sot.
Koalicioni qeverisës ishin të bindur se dita e parë e pranverës do të ishte edhe ditë e ratifikimit të Demarkacionit. Pas disa dështimesh, së fundmi, potencohej se janë mbledhur 80 votat e nevojshme për demarkacionin, prandaj edhe ishte thirrur seanca. Mirëpo një deklaratë e papritur e deputetit Kelmendi se nuk do ta votojë Demarkacionin, çrregulloi përllogaritjet.

Edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kishte deklaruar se janë votat e nevojshme dhe po pritet që seanca e sotme për të dalë në votim.

Gazeta Express ka kontaktuar sot Lekajn për ta pyetur nëse tërheqja e deputetit të LDK’së, Ramiz Kelmendi, rrezikon që sot të kalojë demarkacionit.

“E kam thënë dhe po e përsëris se shpresoj që sot do te ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Lekaj.

Deputeti Kelmendi deklaroi mbrëmë në emisionit “DPT te Fidani” se nuk do ta votojë Demarkacionin, pasi është kërcënuar ai dhe familja e tij dhe pa i kërkuar falje personat që e kërcënuar, ai nuk mund ta votojë demarkacionin.

Lidhur me këtë, Lekaj ka thënë se deputetët duhet të mendojnë perspektivën evropiane dhe liberalizimin e vizave që pasojnë me t’u ratifikuar demarkacioni.

“Te të gjithë deputetët do te mbizotërojë arsyeja qe është krijuar një realitet i ri dhe që bashkërisht duhet te mendojmë për perspektiven Evropiane dhe lëvizjen e lire te qytetareve”.

Lekaj ka thënë për Gazetën Express se edhe pa Ramiz Kelmendin, janë 80 vota për demarkacion dhe sot pritet të ratifikohet.

Sot do të jetë tentativa e katërt për t’u votuar marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Deri më tani pro demarkacioni janë deklaruar partitë shqiptare të pozitës dhe minoriteteve joserbe, ndërsa Lista Srpska ka qëndrim kundër.

Nga opozita, LDK (tash pa Ramiz Kelmendin) ka qenë pro Demarkacionit që nga fillimi, ndërsa kategorikisht kundër ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur. /Express/

Related posts