
Legjenda e boksit, Luan Krasniqi, ishte i pranishëm në turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, që u zhvillua gjatë fundjavës që shkoi në Mitrovicë. Përveç zyrtarëve të Federatës së Boksit të Kosovës, Krasniqi ka takuar edhe anëtarët e familjes Jashari, ndërsa ka shkruar se ndihet gjithmonë i nderuar kur e takon Bacën Rifat.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e turneut të boksit të 20-vjetorit “Adem Jashari”.
Falënderoj Federatën e Boksit për ftesën e bërë!,
Gjithmonë nder dhe krenari ta takoj Bacë Rifatin”!, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.Shprehet legjenda e boksit shqiptarë në llogarinë e tij në Facebook.