970×90
970×90

Ledri Vula performues në “Sunny Hill Festival 2022”

Ledri Vula performues në “Sunny Hill Festival 2022”

Festivali “Sunny Hill” u rikthye në Prishtinë, pas zhvendosjes në Tiranë para pak ditësh.

“Sunny Hill Festival 2022” pritet të mbahet në data të njëjta që ishte paralajmëruar edhe më parë (4, 5, 6 dhe 7 gusht), ndërsa më vonë gjatë gushtit do të mbahet edhe në Tiranë (26, 27 dhe 28).

Ndërsa, pas konfirmimit të mbajtjes së tij në të dyja kryeqytetet shqiptare ka vazhduar zbulimi i artistëve të tjerë që do të jenë pjesëmarrës.

Foto: Ledri Vula/Instagram

Së fundmi në faqen zyrtare të “Sunny Hill Festival” është konfirmuar edhe reperi Ledri Vula, i cili do të iu bashkohet artistëve të tjerë si pjesë e festivalit.

Ndërkohë, deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e emra të njohur si: Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey dhe Mahmood.

Tutje, nga organizatorët është paralajmëruar se shumë shpejt do të zbulohen edhe dy emrat të tjerët të mëdhenj botëror.

Related posts