970×90
970×90
970×90
970×90

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

Reperi i njohur, Ledri Vula, ka folur për të herë parë për ndarjen nga Sara Hoxha.

I ftuar në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, ai ka treguar shumë detaje nga jeta dhe karriera profesionale.

Teksa u pyet se përse nuk funksionoi raporti i tyre, artisti shqiptar nuk dha ndonjë arsye konkrete.

Foto: Screenshot/YouTube

“As nuk jam ndaluar të mendoj, as nuk dua të mendoj. Më vjen keq vetëm për Poin”, u shpreh ai.

E nga ana tjetër, vajza tha se e priti mirë në momentin kur kuptoi që ata janë ndarë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë, se e pa që një herë është te unë, një herë te Sara. Kur ishte te Sara vajtonte për mua, këtu për mamin. Në momentin që ia kemi treguar situatën, ka qenë totalisht ‘cool’”, shtoi Vula.

Këngëtari pohoi se është një person i dashur e familjar dhe se gjithmonë do të ketë vend për dashuri në jetën e tij.

 

Ledri thotë mes tjerash se dëshiron të ketë më shumë fëmijë në të ardhmen.

Related posts