970×90
970×90

Ledri dhe Xhensila, godasin me një tjetër hit

Ledri dhe Xhensila, godasin me një tjetër hit

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula shumë shpejt do e publikojnë këngën e tyre më të re, “Let pe lun”, që pritet të bëhet një tjetër hit i padiskutueshëm i kësaj vere. Ky është bashkëpunimi i dytë mes tyre, pas suksesit të madh të “Ma Kthe”, dhe pritshmëritë janë tashmë shumë të larta.

Por përtej muzikës, ajo që ka ndezur rrjetin është kimia mes dy artistëve dhe spekulimet për një raport më shumë se thjesht profesional. Ledri ka pranuar se me Xhensilën e lidh një “kimi e jashtëzakonshme” dhe shumë të përbashkëta, por është kujdesur të mos japë asnjë deklaratë që do të konfirmonte zërat për një marrëdhënie më intime.

Pikërisht ky mister dhe tension i nënkuptuar kanë qenë një nxitje shtesë për interesin e publikut. Fjalët e thëna e të pathëna, videot gjatë xhirimeve, komentet e ndërsjella në rrjete sociale,  të gjitha po ushqejnë një valë të re thashethemesh, duke e kthyer “Let pe lun” jo vetëm në një këngë, por në një ngjarje.

Marketingu i këngës padyshime se përfiton nga kjo valë e zhurmshme, ndërsa projekti duket i destinuar për t’u kthyer në refrenin zyrtar të kësaj vere. Me një beat veror, një refren ngjitës dhe dy emra që shkëlqejnë kur bashkohen në skenë, “Let pe lun” vjen si një përzierje e muzikës, emocionit dhe kureshtjes publike — një formulë që gjithmonë sjell sukses.

 

Related posts