970×90
970×90
970×90
970×90

LDK thotë se i ka 61 vota, thërret seancë të jashtëzakonshme për projektligjin e rimëkëmbjes

LDK thotë se i ka 61 vota, thërret seancë të jashtëzakonshme për projektligjin e rimëkëmbjes

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit që të mbahet seancë e jashtëzakonshme të hënën me pikën për projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike.


Gashi ka thënë se në emër të 61 deputetëve nënshkrues ka bërë kërkesën për votim të projekt-ligjit të hënën.

“Ne emer te 61 deputeteve nenshkrues, sot kam kerkuar seance te jashtezakonshme per diten e hene ne oren 10:00, per ta votuar ne lexim te pare projekt-ligjin per rimekembje ekonomike”, ka thënë shefi i GP të LDK’së.

Sot ka dështuar pët të gjashtën herë votimi i projekt-ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, pasi në votim nuk kanë marrë pjesë opozita, VV dhe PDK.

Related posts