970×90
970×90
970×90
970×90

LDK-së i vështirësohet formimi i qeverisë, dalin kundër edhe disa deputetë brenda koalicionit

LDK-së i vështirësohet formimi i qeverisë, dalin kundër edhe disa deputetë brenda koalicionit

Nesër në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet qeveria e propozuar nga i mandatuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti.

Por, ani pse sot gjatë konferencës për media u tha se Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me partnerët i kanë votat e nevojshme për formimin e qeverisë, një gjë e tillë nuk duket e sigurtë.

Burime të lajmi.net tregojnë se disa deputetë brenda koalicionit të LDK-së me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate nuk do të votojnë nesër pro qeverisë Hoti.

I njëjti burim ka treguar gjithashtu se Avdullah Hoti nuk i ka të sigurta as votat e minoriteteve.

Disa nga emrat që nesër mund të mos votojnë pro qeverisë Hoti, janë Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate, Donika Kadaj-Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Emilia Rexhepi.

Në anën tjetër, sot gjatë konferencës për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku janë prezantuar edhe emrat e ministrave të propozuar nga kjo parti në qeverinë e Hotit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur që “shpreson”, se nesër do t’i kenë votat për formimin e qeverisë.

Mbetet të shihet nesër se çfarë do të ndodh në seancën ku pritet të votohet qeveria Hoti.

Related posts