970×90
970×90
970×90
970×90

LDK: Qysh në javën e parë të mandatit 200 euro rritjen e pagave

LDK: Qysh në javën e parë të mandatit 200 euro rritjen e pagave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të qeverisë që fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare dhe pensionistëve t’u ndahen nga 100 euro për fundvit, shkruan Gazeta Projekti.

Në reagimin e LDK-së thuhet se kjo parti e bën dallimin, pasi në programin e saj e ka zotimin e qartë që koeficienti i pagave të jetë 150 euro, që do të thotë rritje e pagave prej 200 euro për të gjithë shërbyesit publik qysh në javën e parë të mandatit.

“Vizion në javën e parë të mandatit, apo panikë në muajt e fundit?Ky pra është dallimi. Sepse LDK e ka programin dhe zotimin e qartë: koeficient të pagave 150 euro – që do të thotë rritje mesatare e pagës për 200 euro – për të giithë shërbyesit publik në javën e parë të mandatit, dhe zgjidhje të qëndrueshme që i përgjegjen vështirësive dhe nevojave të përditshme të qytetarëve”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas LDK-së ky është dallim i madh me “lëmoshën e dhënë në fundvit” nga qeveria Kurti, e cila sipas tyre nuk mjafton as për të paguar rrymën.

“Kjo ka dallim të madh me lëmoshën e dhënë në fund të vitit e cila nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër. Sepse kjo që pamë sot nga kjo qeveri nuk është asgjë më shumë se shenjë e panikës dhe mungesë e vizionit nga një udhëheqësi e dështuar e cila nuk ka implementuar asgjë të qëndrueshme në 4 vite qeverisje”, thuhet në reagim.

LDK thotë se qytetarët janë lodhur nga qeverisja e paaftë dhe këtë sipas tyre po e tregojnë çdo ditë e më shumë dhe se “po e duan ndryshimin”.

“Qytetarët janë lodhur nga qeverisja e paaftë, dhe ata po na e tregojnë çdo ditë se ata duan ndryshim, dhe e duan atë menjëherë! E këtë ndryshim, me mirëqenie, mundësi e paga të mjaftueshme për të gjithë – dhe atë gjatë tërë vitit, do ta sjell vetëm LDK nën udhëheqjen e Dr. Lumir Abdixhikut dhe ekipit tonë profesionist. Bashkë me qytetarët e vendit do të bëhemi ndryshimi i domosdoshëm për Kosovën”, shkruan LDK.

Related posts