Lidhja Demokratike e Kosovës e ka finalizuar listën me emrat e 120 kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Lista kryesohet nga Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. Në listën e kandidatëve për deputetë figurojnë edhe Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai i Obiliqit Xhafer Gashi, i Vitisë Sokol Haliti
Pjesë e kësaj liste janë edhe kandidatë nga Gjermania, Zvicra e Austria. Renditja është alfabetike.