LDK përmes një komunikate për media ka deklaruar se procesi zgjedhor ka filluar dhe nuk kanë informacione për problemet eventuale.
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se komisionerët e këtij subjekti janë duke dhënë kontributin e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se procesi zgjedhor ka filluar dhe ende nuk kemi informacione për probleme eventuale në fillimin e procesit të votimit. Të gjithë komisionerët tanë po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, thuhet në komunikatë.