970×90
970×90

LDK po disktuton për emrin e kryeministrit

LDK po disktuton për emrin e kryeministrit

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, sot në orën 10:00 ka mbledhur Kryesinë e partisë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike pas vendimit të Kushtetueses dhe për punën e zgjedhjeve të parakohshme.

Siç mësohet nga burime të sigurta, në këtë mbeldhje të LDK’së do të diskutohet edhe emri i kandidatit për kryeministër nga radhët e partisë që drejton ish-kryeministri Mustafa.

“Takime formale ka, tash s’e di. Grupe-grupe takohen. Por sot s’besoj se do te kete ndonje mbledhje të Kryesisë”, ka thënë Rugova për media.

Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.

Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani.

Related posts