970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

LDK përmbyll fushatën me një tubim madhështor në Prishtinë: Abdixhiku bën thirrje për unitet dhe ndryshim

LDK përmbyll fushatën me një tubim madhështor në Prishtinë: Abdixhiku bën thirrje për unitet dhe ndryshim

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një tubim madhështor në Prishtinë, ku mijëra mbështetës u mblodhën për të treguar përkrahjen e tyre. Në fjalën e tij para qytetarëve, Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë fushatës, duke e cilësuar atë si një rrugëtim të ndërtuar mbi besim, përkushtim dhe vlera rugoviste.

“Ju faleminderit! Më keni qëndruar afër si një familje e vërtetë, më shumë se sa një familje politike. Për këtë do t’u jem mirënjohës për jetë,” tha Abdixhiku, duke vlerësuar energjinë dhe përkushtimin e mbështetësve të LDK-së në çdo cep të Kosovës dhe diasporës.

Lideri i LDK-së e quajti këtë fushatë një përpjekje të përbashkët për të rikthyer shpresën dhe për të ndërtuar një Kosovë të denjë për të gjithë qytetarët. “Shpresoj të kem arritur të përmbushë pritjet e juaja; shpresoj, mbi të gjitha, të kem arritur të sillem si një rugovist i vërtetë,” shtoi ai.

Duke e konsideruar  këtë moment si një pikë kthese për Kosovën, Abdixhiku theksoi se “sonte, gara e brendshme e Kosovës përfundon. Nesër nis beteja jonë për Kosovën.” Ai i bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për ndryshimin që LDK-ja synon të sjellë në vend.

“Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë!” theksoi ai, duke e përmbyllur fjalimin me një mesazh të fuqishëm për unitet dhe angazhim.

Tashmë, me përfundimin e fushatës, e gjithë vëmendja është tek dita e zgjedhjeve, ku do të përcaktohet e ardhmja politike e Kosovës dhe drejtimi që vendi do të marrë në vitet e ardhshme.

 

Related posts