970×90
970×90

LDK: Mos u mashtroni, pushteti populist po e degradon sistemin e drejtësisë

LDK: Mos u mashtroni, pushteti populist po e degradon sistemin e drejtësisë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, përmes një video-mesazhi ka komentuar zhvillimet në sistemin e drejtësisë në Kosovë, me theks te procesi i Vetingut, Byroja dhe padia për gjenocid.

“Mos u mashtroni: Pushteti popullist po degradon sistemin tonë të drejtësisë”, thuhet në mbishkrimin e videos që u publikua nga LDK, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ndonëse thotë se para dy vitesh u fol për Veting gjithëpërfshirës, sipas Kica-Xhelilit kjo nuk ndodhi, pasi “nuk u prioretizua mjaftueshëm”.

‘Byroja për pak u bë plotësisht kundër kushtetuese’ vijon deputetja, derisa shtoi se me insistimin e LDK-së shkoi në Komision të Venecias dhe më pas u votua.

Tutje deputetja e Kuvendit tha se e kaluara po harrohet në raport me Serbinë, the se

Qeveria nuk po merr parasysh asgjë, ‘asnjë kritikë, asnjë shqetësim’.

“Dy vite më parë, kishim fjalë për një të ardhme ndryshe nga e kaluara. Sot kemi justifikim të paaftesisë së të tashmë emër të të kaluarës”, përfundoi ajo.

Related posts