Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se deputetët e kësaj partie mbështet ratifikimin e demarkacionit dhe shpreson se koalicioni qeverisës tashmë i ka siguruar votat për kalimin e demarkacionit.
Hoti: U dakorduam për të martën, për të siguruar prezencën e deputetëve
“Sot kishim një konsultim me koalicionin qeverisës, për t’u dakorduar për kohen e mbajtjes së seancës, për të ratifikuar përfundimisht marrëveshjen e demarkacionit. U dakorduam që kjo të bëhet të martën, për të siguruar prezencën e të gjithë deputetëve. Grupi jonë parlamentar ashtu siç ka qenë edhe më herët është në mbështetje të plotë me 27 vota, për këtë marrëveshje dhe shpresoj përfundimisht do të marrë fund kjo çështje që tash e tri vjet endet nëpër kuvend”, tha ai.
Ndërsa tha se shpreson që koalicioni qeverisës, tashmë i ka siguruar votat për kalimin e demarkacionit.
Hoti: Shpresoj që i kanë siguruar votat
“Duke qenë se kërkuan nga ne që të dakordohemi shpresoj që 61 vota, 62 vota të koalicionit janë siguruar, është çështje e tyre”, tha ai.
Ndërsa tha se demarkacioni nuk duhet të shkojë drejt në votim, por se në seancën e së martës duhet të ketë debat për këtë pikë.
Hoti: Kjo çështje duhet të debatohet gjerësisht
“Kjo çështje duhet të debatohet gjerësisht. Ne kemi kërkuar të debatohet. Ne kemi kërkuar po ashtu që të jenë pjesë e marrëveshjet dhe katër raporte. Është raporti i komisionit Meha. është raporti i komisionit ndërkombëtar themeluar nga presidente Jahjaga. Është një komision tjetër i Akademisë së shkencave dhe është raporti i komisionit të fundit, të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi. Krejt këto komisione duhet të jenë në dispozicion të deputetëve. Duhet t’i shohin të gjithë, secili deputet nga 120 sa ka Kuvendi le të votojë sipas ndërgjegjes së tyre. Ne i kemi studiuar të gjitha raportet. Ne jemi të bindur që me këtë marrëveshje vendoset kufiri aty ku ka qenë në bazë të parimeve kadastrale, që janë përfill në arritjen e kësaj marrëveshje”, tha ai.