970×90
970×90
970×90
970×90

LDK-ja nuk heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare

LDK-ja nuk heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se kjo parti nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentari, pasi sipas tij Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj nuk ka legjitimitet.

Pas takimit me përfaqësuesit e Partive Popullore Evropian, Veliu ka thënë se do të tentohet të arrihet konsensus me subjektet e tjera politike për të zgjidhur çështjet e rëndësishme për Kosovën, në mënyrë që më pas të vazhdohet me zgjedhje të lira dhe demokratike.

Veliu ka thënë se kriza aktuale në vend nuk tejkalohet ndryshe përpos se me zgjedhje të reja të lira.

Më tutje, Veliu ka bërë me dije se LDK-ja do të marrë pjesë në tryezën me partitë politike e cila është thirrur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Related posts