970×90
970×90
970×90
970×90

LDK-ja: Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër

LDK-ja: Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër

Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka bërë me dije se është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me vendimet e Dhomave të Specializuara dhe aktin e dorëheqjes së presidentit të vendit, Hashim Thaçi pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi po kalon një situatë të vështirë institucionale, e cila, përveç se duhet të përballohet me qetësi dhe maturi, kërkon edhe unifikim e vendime të përgjegjshme politike dhe institucionale. Lidhja Demokratike e Kosovës beson thellë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe është zhvilluar vetëm si mjet i fundit për të ndaluar dhunën sistematike, represionin dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovë”, është thënë në deklaratën e LDK-së.

Sipas kësaj deklarate, Lidhja Demokratike e Kosovës, e bindur thellë se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur, apelon që institucionet përkatëse të zbatojnë standardet më të larta për gjetjen e së vërtetës dhe të garantojnë një proces të drejtë dhe të ligjshëm.

Related posts