970×90
970×90

LDK-ja e VV-ja thërrasin seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

LDK-ja e VV-ja thërrasin seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto momente kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për ditën e mërkurë.
Këto dy parti opozitare kanë thirrur këtë seancë për të diskutuar për draft-marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se ky dokument i propozuar nga Qeveria është shumë problematik, andaj pas debatit do të propozohet një rezolutë. /Kp/

Related posts