970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

LDK-ja e mban Kuvendin zgjedhor pa prani të mediave

LDK-ja e mban Kuvendin zgjedhor pa prani të mediave


LDK-ja ka vendosur që Kuvendin e IX-të zgjedhor ta mbajë pa praninë e mediave

Në njoftimin me të cilin i fton mediat që të përcjellin këtë aktivitet, i cili mbahet nesër (e shtunë), më datë 3 gusht, në orën 10:00, bëhet me dije se mediat mund të marrin vetëm pamje në hyrje të hotelit ku mbahet ky Kuvend. 

Sipas këtij njoftimi,  LDK-ja do të mjaftohet me konferencë për media pas punimeve të Kuvendit Zgjedhor.

“Nesër (e shtunë), më datë 3 gusht 2019, në orën 10:00, Lidhja Demokratike e Kosovës finalizon procesin zgjedhor, mban Kuvendin e IX Zgjedhor. Kuvendi mbahet në Emerald Hotel. Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet nga ora 09:00. Në pjesën hyrëse mediet mund të marrin pamje. Pas punimeve të Kuvendit, LDK mban konferencë për medie”, thuhet në njoftimin e LDK-së.


Related posts