970×90
970×90

LDK bombardon Shpend Ahmetin

LDK bombardon Shpend Ahmetin


Lidhja Demokratike e Kosovës i ka numëruar ato që i quan dështime të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti

Arban Abrashi, bashkë më grupin e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë në një konferencë për media ka thënë se komunës së Prishtinës nga paaftësia menaxheriale i kanë humbur 22 milionë euro për investime.

“Planifikimi për buxhetin i dobët, sipas raportit të shtatorit komuna e Prishtinës nuk ka shpenzuar 22 milion euro. Po flasim për rrugë të pa ndërtuara ku  kryetari nuk ka qenë në gjendje të shpenzoj buxhetin publik”, tha ai.

Sipas Abrashit, tjetër dështim është i Shpend Ahmetit janë dhe shërbimet shëndetësore, ndërtimet pa leje dhe numri i madh i drejtorive komunale.

Në lidhje me pretendimet për keqpërdorim me tenderin e qumështit, të cilat fillimisht janë bërë publike nga Lëvizja Vetëvendosje, Abrashi ftoi prokurorinë dhe vet Ahmetin të sqarojë këtë.

Sipas ish kandidatit për kryetar të Prishtinës, maskimi  i dështimeve më i madh është bërë me angazhimin e kryetarit të komunës në dialogun me Serbinë, që veçse kanë paraqitur në organet kompetente se paraqet shkelje të ligjit./kp

Related posts