970×90
970×90

Lan Gacaferi uron popullin shqiptar për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Lan Gacaferi uron popullin shqiptar për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Biznesmeni i njohur, Lan Gacaferi, ka shprehur urimet e tij me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka përgëzuar të gjithë shqiptarët, duke e cilësuar këtë ditë si një moment historik dhe të shenjtë për kombin. Shkruan Gazeta Projekti.

“Urime kjo ditë e shenjtë gjithë shqiptarëve! Pavarësia e Kosovës është fryt i sakrificës dhe përkushtimit të popullit tonë. Le të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme të ndritur për vendin tonë,” ka shkruar ai.

Lan Gacaferi, përmes kompanisë së tij LG Gacaferi GMBH, ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme ekonomike dhe investime që kanë kontribuar në zhvillimin e Kosovës. Me këtë rast, ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe progresit për një Kosovë më të fuqishme dhe të suksesshme në arenën ndërkombëtare. Kujtojmë se ai është biznismen i suksesshëm në Gjermani, transmeton Gazeta Projekti.

Related posts