970×90
970×90

LAJMI I MADH: Qeveria Kurti sapo rriti penzionet dhe skemat sociale

LAJMI I MADH: Qeveria Kurti sapo rriti penzionet dhe skemat sociale

Qeveria në detyrë, në mbledhjen e 25-të të mbajtur në mënyrë elektronike ka vendosur që të ndahen nga 30 euro për të gjithë përfituesit e skemave sociale e pensionale që marrin pagë deri në 100 euro.

Në njoftimin nga kryeministria, theksohet se janë bërë disa ndryshime tek ata që përfitojnë nga pakoja fiskale.

Aty theksohet se përfitues të shumës prej 30 euro janë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore me vlerë deri në 100 euro. Kujtojmë se deri tash ka qenë për ata që marrin deri 70 euro.

Në mesin e vendimeve figuron se qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/19 të datës 30.03.2020 për Pakon Emergjente Fiskale që përcakton saktësisht përfitimet dhe përfituesit nga kjo pako.

“Ndryshimet dhe plotësimet e aprovuara të këtij vendimi përcaktojnë se përfitues të shumës prej 30 euro janë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore me vlerë deri në njëqind (100) euro; ndryshimi tjetër përcakton se përfitues të mbështetjes financiare do të jenë shoqëritë tregtare edhe punëdhënësit e tjerë. Në fund, ndryshimet e vendimit përcaktojnë se përfitues të mbështetjes financiare janë stafi mjekësor dhe ai mbështetës (mjekët, infermierët dhe personeli tjetër i ekspozuar ndaj rrezikut).

Related posts