
Pak pas orës 16:00 në Kosovë ka ndodhur një dridhje e tokës.
Sipas të dhënave të para, tërmeti ishte me epiqendër afër brezit kufitar të Kosovës me Serbinë, në veri të Mitrovicës.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Prishtinë. Shkalla e tërmetit ishte 2.1 ballë, ndërsa raportohet se rreth orës 14:00 edhe në Shkup ka pasur një tërmet.
Thellësia e epiqendrës së tërmetit ka qenë 5 kilometër.