Një lëkundje e madhe e tokës është ndjerë para pak çastesh në Kosovë.
Nuk dihet epiqendra e tij, por në bazë të reagimeve të qytetarëve mësohet se lëkundjet janë ndjerë gjithandej nëpër Kosovë.
Qytetarët kanë raportuar se dridhje ka pasur në Prishtinë, në rajonin e Dukagjinit, në Vushtrri, Podujevë…
Në adresë të redaksisë kanë shkruar se në disa vende banorët kanë dalë jashtë objekteve nga frika.