Ukraina gjendet nën sulmin ajror të forcave ruse.
Fill pas fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili shpalli luftë ndaj shtetit lindor, filluan shkëmbimet mes mbrojtjes ajrore ukrainase dhe atyre ruse.
Deri më tani janë raportuar shpërthime kinetike dhe zjarri në kryeqytetin e Ukrainës.
Ishte ekipi i CNN në terren që dëshmoi për disa shpërthime të forta pranë Kiev-it, kryeqytetit të Ukrainës.