
Ka përfunduar numërimi i votave në Mitrovicë. Para 30 minutave ato janë numëruar 100%
Nga rezultati final, kandidati Bedri Hamza prin me 53,86% të votave. Pas tij janë Agim Bahtiri me 34,40% dhe Armend Agolli me 11,74%, shkruan Jepi Zë.
Edhe nga votat për asamble komunale prin PDK-ja, e cila ka arritur t’i sigurojë 14 ulëse në Kuvendin Komunal.
Përndryshe, dje në votimet në Mitrovicë kanë marrë pjesë 31 mijë e 481 qytetarë, apo 40,08% e popullsisë lokale.