Prestigjiozja ndërkombëtare “The Economist” parasheh simbas disa matjeve të reja që shanset për fitore të kandidates demokrate, Kamala Harris, të jenë rritur prej 50 në 56%, por vërejnë se “Donald Trump ende mund të fitojë decidivisht” në zgjedhjet presidenciale amerikane.
“Në përditësimin FINAL të parashikimit statistikor të The Economist për zgjedhjet presidenciale të Amerikës, shanset e Kamala Harris për të fituar u rritën nga 50% në 56%. Epërsia e saj e sapogjetur është mjaft e vogël saqë mezi mund të quhet kryesuese dhe nuk do të ishte befasi nëse Donald Trump fiton me një diferencë vendimtare”.
“Por zonja Harris shihet gjerësisht se ka pasur një javë më të fortë për t’i dhënë fund fushatës sesa zoti Trump, dhe grupi i fundit i sondazheve për të hyrë në modelin tonë e vërteton këtë”, thuhet në artikull.