
Reagime të shumta po vijnë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për masat e reja në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Edhe Dardan Molliqaj, lideri i PSD-së ka reaguar duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti për të mbajtur me cdo kusht pushtetin po e detyron, Ministrin e Shëndetësisë të marr vendime antikushtetuese, shkruan gazeta inFokus.Postimi i tij:Kurti, për protagonizmin e tij dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, detyron ministrat Vitia e Hajdari të marrin vendim anti-kushtetues e me masa edhe më të rrepta sesa që guxonte t’i merrte vetë. Pasi dështuan plotësisht në menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19, qeveria zgjodhi mbajtjen e pushtetit duke shkelur kushtetutën, në vend se të marrin masat e duhura për të ruajtur shëndetin publik të qytetarëve të saj.Shkelja e kushtetutës për herë të dytë me të njëjtin vendim është e papranueshme. Një gjë e tillë, në këtë kohë të rrezikshme e vitale për shoqërinë tonë, nuk duhet të jetë e pranueshme e as e tolerueshme.