970×90
970×90

Lajm i mirë për mësimdhënësit e klasave 1-5, ka të bëjë me pagat e tyre

Lajm i mirë për mësimdhënësit e klasave 1-5, ka të bëjë me pagat e tyre


Takimi i fundit i mbajtur nga SBASHK-u me MASHT-in dhe përfaqësuesit e drejtorive të arsimit komunal po del te jetë mjaft produktiv.

Në këtë takim SBASHK ia kishte bërë me dije edhe një herë zëvendësministrit të Arsimit, Arber Gecit se këta të fundit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Ngritja e koeficientit për mësimdhënësit 1-5, sekretarët, pedagogët dhe psikologët për t’i barazuar me kolegët e tyre 6-9 ishte kërkesa e re që iu kumtua ministrisë.

Arber Geci, zëvendësministër nga MASHT për Gazetën Observer thotë se i mbështesin kërkesat e SBASHK-ut dhe për momentin janë në pritje nga Komisioni Parlamentar për Arsim që t’i njoftojnë se çfarë procedura ligjore mund t’i marrin në vijim.

‘’Ne i mbështesim kërkesat e SBASHK për rritje të koeficienteve për paga për mësimdhënësit e klasëve nga 1-5. Aktualisht jemi duke pritur nga Komisioni Parlamentar për Arsim që të na njoftojnë se çfarë procedura ligjore mund të merren në këtë fazë, pasi e dimë se ligji për paga nuk ka hyrë ende në fuqi. MASHT do të kërkoj nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të angazhohen për të përmbushur kalendarin mësimor dhe të realizohet planprogrami në mënyrë që nxënësit të mos humbin në procesin e mësimnxënies’’, përfundon Geci.

Kujtojmë se në janar kishte filluar greva e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore për shkak të mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë.

Kjo grevë pati përfunduar në shkurt ku nëpërmjet një konference të përbashkët u shfaqën përfaqësues nga SBASHK-u, MASHT dhe Qeveria të cilët kumtuan lajmin për fillimin e procesit mësimor./Gazeta Observer

Related posts