970×90
970×90

Lajm i Mirë për Junikun, fillon asflatimi i rrugës Junik-Gjeravicë/bjeshkë.

Lajm i Mirë për Junikun, fillon asflatimi i rrugës Junik-Gjeravicë/bjeshkë.

Qytetarët e Junikut sot janë zgjuar me një lajm të mirë, kjo pasi që kryetari i tyre Ruzhdi Shehu ka njoftuar për filimin e asfaltimit të dy rrugëve kryesore, bëhet fjalë për rrugën Junik-Jasiq-Gjocaj si dhe rrugën për Bjeshkë, të cilat janë interes strategjikë për Junikun dhe Kosovën.

Lajmi i plotë nga kryetari Shehu:

Ndërtimi i këtyre dy rrugëve përbën edhe një premtim elektoral që tanimë po përmbushet me sukses.

Së bashku me bashkëpunëtorët tanë, sot kemi përcjellur nga afër fillimin e punimeve në ndërtimin e këtyre akseve rrugore mjaft të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Junikut.

Padyshim që këto rrugë do të mundësojnë zhvillimin e  ekonomisë dhe turizmit në Komunën e Junikut, prej nga do të përfitojnë të gjithë junikasit pa dallim. Njëkohësisht, rruga Junik–Jasiq–Gjocaj ka rëndësi jetike edhe për dy fshatrat Gjocaj dhe Jasiq pasi që manifeston infrastrukturën e domosdoshme por të munguar deri sot, për rikthimin e jetesës së banorëve pas dy dekadave si dhe zhvillimin e turizmit në këto dy fshatra piktoreske.

Këto projekte kanë rëndësi historike për zhvillimin e Komunës së Junikut. Prandaj faleminderit në veçanti banorëve në fshatrat Gjocaj dhe Jasiq për bashkëpunimin, durimin dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Pa bashkëpunimin e tyre, këto projekte nuk do të mund të realizoheshin. Njëkohësisht faleminderit edhe kompanisë realizuese Joos&Krasniqi-Bazë për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar deri në këtë fazë të punimeve.

R.Sh

Related posts