Janez Jansha është fitues i zgjedhjeve parlamentare dhe partia e tij Partia Demokratike e Sllovenisë ka fituar 24,4 për qind të votave dhe 25 vende në parlament. Pas tij është Marjan Sharec me 13 vende dhe Miro Cerar me 10 vende në parlament.
Sipas sondazheve, e dyta është Lista e Mrjan Sharecit me 12,6 për qind të votave (13 vende në parlament), derisa kryeministri i gjertanishëm Miro Cerar i ka fituar 10 mandate, transmeton gazetametro.net.
Zgjedhjet kaluan pa ndonjë befasi, sepse të gjithë e kanë pritur fitoren e Janshas gjë që nuk do të thotë se do të arrijë ta formojë qeverinë. E majta sllovene të cilën e udhëheqë Luka Mesec është në vendin e katërt me 9,5 për qind të votave të fituara, dhe pasojnë socialdemokratët e Dejan Zhidanit me 9,3 për qind.
Nga një vend në parlament kanë fituar Karl Erjavec dhe Alenka Bratushek, ish kryeministre. Befasia më e madhe është hyrja në parlament të Zmag Jelinçiçit, ultra djathtisti me qëndrime të theksuara ekstremiste.
Ndryshe, Jansha gjatë fushatës ka përfaqësuar idenë ku në planë të parë do të jetë Sllovenia dhe ka paralajmëruar masa drastike kundër imigracionit ilegal./gazetametro.net