Emisari evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalya është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit në dialog.
“E vlerësoj bisedën e dobishme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalya. Folëm për zhvillimet e fundit në dialog, zgjedhjet e pjesërishme në veri të Kosovës, dhe takimin e fundit në Bruksel në të cilin isha nikoqir.”, ka shkruar Lajçak në X.