I emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot kryenegociatorin kosovar, Bensik Bislimin në Vjenë të Austrisë.
Lajçaku ka shkruar se takimi me Bislimin ka qenë konstruktiv në lidhje me dialogun për normalizim të mardhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se mezi pret që diskutimet ti vazhdojë javën e ardhshme
“I kënaqur nga takimi konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Kujtojmë se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, ka konfirmuar sot se emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar të hënën e 31 janarit vizitojnë Kosovën.