970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Lajçak publikon pamje nga takimi me opozitën kosovare

Lajçak publikon pamje nga takimi me opozitën kosovare

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve që ka zhvilluar nga hëna në Kosovë, ka thënë se ka pasur një ditë shumë produktive.

Po ashtu, ai ka thënë se gjatë takimeve që ka zhvilluar ka pasur shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Lajçak sot ka takuar ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe komandantin e KFOR-it.

Ndërmjetësi evropian më pas është takuar me përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë.

Pas takimit krerët opozitarë kanë thënë se nevojitet transparencë më e madhe rreth çështjes së Asociacionit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se takimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ishte informues.

Krasniqi ka thënë se në takim janë informuar për draftin e ri të asociacionit, por ka thënë se nuk patën mundësinë ta konsultojnë tekstin integral.

Kreu i PDK-së thotë se Lajçak ka shprehur qëndrimin e shteteve të BE-së se ky draft nuk i tejkalon vijat e kuqe të Kushtetutës.

Ai ka thënë se shqetësimet vazhdojnë pasi nuk i kanë parë ende detajet e tekstit.

Ndëkraq, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se e vlerëson kohën që Lajcak ka ndarë për të takuar edhe përfaqësuesit opozitarë, megjithatë thotë se ende po mbahen në terr sa i përket draftit evropian për Asociacionin.

“U takuam për të disatën herë me Lajçakun, besoj se angazhimi i tij është për t’u vlerësuar, pavarësisht se po vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të moszbardhjes së dokumentit, mosbërjes transparent të tij së paku në parime dhe në angazhime apo orientime që duhet kryeministri me iu ofru deputetëve dhe popullit në çfarëdo forme. Konfirmova qëndrimin e LDK-së se dialogu nuk ka opsion dhe se situata pas 24 shtatorit ka ndryshu dhe qeveria nuk ka arritë me kapitalizu këtë ambient të mirë politik, rikthimin e imazhit të Kosovës”, tha ndër të tjera ai para mediave.

Related posts