970×90
970×90
970×90
970×90

Lajçak për medien franceze: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ide e rrezikshme

Lajçak për medien franceze: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ide e rrezikshme

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se shkëmbimi territorial në mes të Kosovës dhe Serbisë “do të ishte ide tepër e rrezikshme”.

Në një intervistë për gazetën franceze, Le Monde, ai ka thënë se procesi i dialogut është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Për të Bashkimi Evropian është i kënaqur që çelësi kyç për unitet është rivendosur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket politikës së saj për Ballkanin Perëndimor.

“Asgjë nuk ka përfunduar derisa gjithçka të përfundojë”, ka thënë Lajçak lidhur me qëllimin e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse, por ka theksuar se njerëzit nën qeverisjen e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden të cilët janë të ngarkuar me punë në Ballkan “ndjejnë përgjegjësinë historike, për shkak të politikave të këtij shteti dhe angazhimin e tyre njerëzor në këtë rajon”.

Lajçak në këtë intervistë është shprehur se BE ka rikthyer dialogun Kosovë-Serbi “jo duke nisur nga negociatat teknike, por në mënyrë që të arrihet marrëveshjes obligative gjithëpërfshirëse”.

“Asnjë problem nuk duhet të anashkalohet, që ka qenë rast nga e kaluara, sikurse çështjet financiare dhe ajo e pronave”.

“Të dy palët e dinë saktësisht se çfarë janë duke negociuar”. 

Related posts