![Lajçak pas takimit me Kurtin: U përmendën edhe gjashtë kushtet për Asociacionin](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/59515843-3C44-41F7-B12D-630F5585AC83.jpeg)
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak e ka konfirmuar se në takim janë diskutuar gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin.
I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.
“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje, për normalizim të raporteve”, tha Lajcak.
Ai shtoi se sonte vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd sonte, dhe se kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë.