
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajcak, ka dhënë detaje rreth bisedimeve mes dy vendeve që u zhvilluan sot në Bruksel, duke deklaruar se dialogu rinis në 2021.
Lajcak përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot kanë vazhduar diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronësore.
Ai theksoi se dialogu do të rinis në 2021, raporton Gazeta Metro.
“Mirëprita kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës për raundin e 7-të në Bruksel sot. Ne vazhduam diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronësore dhe do të rinisim përsëri në 2021”, ka thënë ai.
Kujtojmë se koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hysenaj tha se nga takimi i sotëm nuk pati ndonjë zhvillim të veçantë.